Flash News

KRYESORE

Falsifikonin dokumente për në BE, goditet grupi kriminal në Greqi me në krye shqiptarin

Falsifikonin dokumente për në BE, goditet grupi kriminal në Greqi

Një shqiptar është arrestuar në Greqi si një prej krerëve të një grupi kriminal që pajiste me dokumente false persona që kërkonin të shkonin në vendet e BE-së.

Shqiptari së bashku me një irakian kishin krijuar një grup i cili krijonte dokumente të jashtëligjshme dhe sipas policisë  fitimi i tyre ka shkuar deti në 1 milion euro.

Në pranga ranë 4 irakianë, një bangrladeshas, një shqiptar, një grek dhe një shtetas sirian.

Grupi kriminal përgatiste dokumente udhëtimi të falsifikuara, që pastaj ua shiste trafikantëve të ndryshëm. Çmimet e shitjes me shumicë varionin nga 100 deri në 240 euro. Pastaj trafikantët pajisnin me këto dokumente dhe kundrejt çmimeve të “kripura”, emigrantë që donin të udhëtonin nga Greqia për në vende të tjera të BE-së. Në këtë grup, sigurimi i dokumenteve të falsifikuara ishte misioni i shtetasit shqiptar.

Nga kontrollet e policisë janë sekuestruar dokumente false, pasaporta, karta identiteti, leje qëndrimi, 3 kompjuterë, 4 vula shërbimesh shtetërore, 19.040 euro, dollarë amerikanë, dinarë irakianë dhe lira turke, dy automjete dhe 18 celularë.

Të fundit