Flash News

KRYESORE

Familja Greku humbi 3 pjesëtarë, si i shpëtuan tragjedisë nusja dhe vajza 1 vjeç: Një natë para tërmetit...

Familja Greku humbi 3 pjesëtarë, si i shpëtuan tragjedisë

Familja Greku në Thumanë është një ndër më të prekurat e tërmetit pasi humbi tre pjesëtarë të saj, Pëllumb Greku, Çelike Greku dhe Sajmir Greku.

Ky i fundit, djali i familjes ishte i martuar dhe kishte një fëmijë 1 vjeç e gjysmë. Por, fatmirësisht, e bija dhe bashkëshortja e tij i shpëtuan tragjedisë mrekullisht, pasi një natë para tërmetit ishin larguar nga shtëpia për të qëndruar të prindërit e nuses, tregon gazetari Spartak Koka në emisionin ‘Rudina’ në tv Klan.

“Dje, u përcollën tre anëtarë të familjes Greku, konkretisht humbën jetën  Pëllumb Greku, Çelike Greku dhe Sajmir Greku. Është 31-vjeçari, për të cilën ne në transmetimin e datës 27 përcollëm pamjet kur u nxor i gjallë nga rrënojat dhe disa orë më vonë ndërroi jetë si pasojë e plagëve në Spitalin e Traumës.

Sajmiri ka lënë një fëmijë 1 vjeç e gjysmë dhe gruan. Ka qenë fat për ta pasi një ditë para tërmetit kishin ardhur në Tiranë te prindërit e bashkëshortes dhe kanë shpëtuar fatmirësisht. Zoti bëri mrekulli se të paktën Sajmiri nuk humbi edhe vajzën, pasi nuk u ndodh në banesë atë natë”, tha gazetari.

Po ashtu, dje u përcollën për në banesën e fundit edhe 6 pjesëtarë të familjes Cara në Thumanë, si një nga më të prekurat nga tërmeti.

Të fundit