Flash News

KRYESORE

Familja Kardashian-Jenner vëmendje maksimale mediatike, tre lajme në një ditë

Familja Kardashian-Jenner di mjaft mirë të tërheqë vëmendje. Lajmi i ardhjes në jëtë së vajzës së vogël të Kylie Jenner ka zënë faqet kryesore rozë në të gjithë botën .

Por femrat e familjes më të ndjekur në botë e kanë shfrytëzuar mirë këtë moment. Më e madhja e familjes, Khloe Kardashian ka postuar foton e parë me motren e saj shtatzënë. Duke qenë se Kylie e kishte mbajtur të fshehtë lajmin e shtatëzanisë. Khloe tregoi nëpërmjet një fotoje një nga momentet kur dy motrat ishin shtatëzënë dhe u shpreh se kjo gjë do i mungoje, pasi Khloe ende nuk e ka sjellë në jëtë foshnjen e saj.

Gjithashtu, në videon e publikuar nga mamaja më e re e familjes Kardashian-Jenner, Kylie, shohim për herë të parë dhe vajzën e Kim Kardashian dhe reperit Kanye West.

Dhe pas gjithë këtyre lajmeve që morëm në një ditë, lehtësisht mund të themi se Kardashianët dhe Jenner-t dinë mjaft mirë të tërheqin vëmendje.

 

Të fundit