Flash News

KRYESORE

Familja që ju shemb banesa i shkruan deputetit, Shehaj thirrje mediave: I është grabitur prona si në kohën e diktaturës komuniste

Familja që ju shemb banesa i shkruan deputetit, Shehaj thirrje mediave: I

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka publikuar një email që i është dërguar atij nga familja Bala, një prej familjeve të cilave ju shemb banesa nga IKMT gjatë aksionit të zhvilluar pak ditë më parë në Jal.

Shehaj i bën thirrje medias pasi thotë se është e kot t’i drejtohesh Prokurorisë, e cila, sipas tij, nuk ka hapur asnjë çështje për të mbrojtur të voglin nga i madhi, të dobëtin nga i forti, viktimën nga agresori, ndërkohë që gjykatat, vijon Shehaj, janë asgjësuar.

“Po jua përcjell mediave duke besuar që të paktën të dëgjohet zëri i kësaj familjeje, të cilës i është grabitur prona me force njësoj si në kohën e diktaturës komuniste”, shkruan Shehaj në rrjetin social Facebook.

Ndërkohë, në e-mailin dërguar deputetit, familja Bala thotë se banesa e tyre ishte me hipotekë ndërsa thekson se që pas shembjes së shtëpisë jetojnë në qiell të hapur dhe s’kanë as kushtet minimale për mbijetesë. Familja Bala thotë se janë të dhunuar jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht.

Postimi i plotë i Agron Shehaj

NJE THIRRJE MEDIAS

Familja Bala me ka derguar kete email i cili eshte thirrje per ndihme. Eshte e kote t’i drejtohem Prokurorise, e cila nuk ka hapur asnje ceshtje per te mbrojtur te voglin nga i madhi, te dobetin nga i forti, viktimen nga agresori, nderkohe qe gjykatat jane asgjesuar.

Keshtu po jua percjell mediave duke besuar qe te pakten te degjohet zeri i kesaj familjeje familjes, te ciles i eshte grabitur prona me force njesoj si ne kohen e diktatures komuniste.

Letra e familjes Bala.

I nderuar zoti Agron Shehaj,ju falenderojme juve personalisht ne radhe te pare dhe subjektin qe ju perfaqesoni,qe ishit te vetmit qe na u gjendet prane ne momentet me tragjike te jetes sone!Ju u perballet nga afer me masakren e pameshirshme qe shteti yne ushtroi kundrejt shtepive tona,duke na shkaterruar totalisht mundin dhe djersen e jetes sone.Gjithashtu ne menyre barbare na prishen dhe shtepine e babait tone qe e kemi me hipoteke,e cila nuk ishte ne planin prishes te IKMT-se.Nga kjo tregohet qe shteti yne nuk ka pasur si qellim thjesht prishjen e objekteve te skualifikuara nga Aluizmi Vlore,me te vetmin pretekst se shtepite tona ishin ndertime te pa ligjshme ,por shfarrosjen e cdo prone tonen,pra dhe ato te ligjshme.Ne e vertetojme me dokumentin hipotekor qe disponojme.Gjithashtu situata eshte akoma me dramatike,ku familjet tona jetojne ne qiell te hapur qe diten pas prishjes.S'kemi as kushtet me minimale per mbijetese.Jemi te dhunuar jo vetem fizikisht,por edhe psikoligjikisht.Ndihemi te diskriminuar si shqiptare nga shteti shqiptar.Kemi bere kallzim penal per Dallendyshe Bicin,Fatmir Meten,inspektoreve te IKMT dhe drejtuesve te policise se shtetit qe ju erdhen ne ndihme diten e prishjeve.Kerkojme mbeshtetjen tuaj maksimale.Me respekt,familjet Bala.

Të fundit