Flash News

KRYESORE

Familjarët e Ardit Gjoklaj: Duam drejtësi, në të kundërt do të zbatojmë kanunin

Nëna dhe xhaxhai i Ardit Gjoklajt ishin të ftuar në studion e Fax Neës, ku kanë treguar se asnjë nga qeveria apo bashkia nuk ka shkuar në banesën e tyre pas vdekjes së 17 vjeçarit, dhe se sipas tyre Erion Veliaj po pengon në zbardhjen e ngjarrjes.

Ata deklarojnë se nëse nuk do të ketë drejtësi për djalin e tyre atëherë do e zgjidhin me kanun.

“Erion Veliaj po na shkel, po pengonë drejtësinë. Ai po na poshtëron sërish, askush nga shteti nuk ka ardhur në banesë. Veliaj as nuk ka ardhur për të ngushëlluar. Në kërkojmë të bëhet drejtësi, në të kundërt do të zbatojmë kanunin”, kanë deklaruar familjarët e Arditi.

Tema për vdekjen e Ardit Gjoklaj, u kujtua sërish në protestën e opozitës në 27 janar. Protestuesit  kërkonin drejtësi me një pankartë për 17 vjeçarin duke dalë më një  pankartë të madhe e cila u mor nga Policia Bashkiake.

Ardit Gjoklaj u vra në landfillin e Sharrës, nga një fadromë e cila po punonte në pirgun e mbeturinave, më 7 gusht 2016.

 

Të fundit