Flash News

KRYESORE

Familjarët e Avicii-t: Tim nuk mund të jetonte, punoi me ritme që e çuan në nivel stresi ekstrem

Familjarët e Avicii-t: Tim nuk mund të jetonte, punoi me ritme që

Vdekja e papritur e DJ të famshëm suedez Avicii si duket nuk paska qenë dhe aq e papritur për familjen e tij. Ata në një mënyrë e kanë pritur vdekjen e tij sepse në deklaratën e fundit që kanë bërë janë shprehur se Tim (emri i vërtetë i Avicii) ka punuar me ritme shumë të larta, çka e kanë çuar të riun në stres ekstrem.

CNN ka publikuar një komunikatë ku shkruhet:

“Timi ynë ishte në kërkim të vazhdueshëm. Shpirti i tij i brishtë artistik ishte në kërkim të përgjigjeve esenciale. Një perfeksionist që ka udhëtuar dhe punuar shumë fort me një ritëm që e ka çuar në një stres ekstrem. Kur mbaroi turin, dëshironte të gjente një ekuilibër në jetë, për të qenë i lumtur dhe të bënte atë që dëshironte më shumë: muzikën. Vuante nga mendimet e tij për domethënien e jetës dhe të lumturisë. Nuk mund të shkonte më tej. Donte të gjente paqen. Tim nuk ishte krijuar për të qenë një makinë; ishte djalosh i ndjeshëm që dashuronte fansat e tij dhe evitonte të ishte në qendër të vëmendjes. Do ta duam gjithnjë dhe jemi të trishtuar sepse na mungon”.

Të fundit