Flash News

KRYESORE

Familjarët e Kostandinos Kacifas marrin autorizimin për të tërhequr trupin

Familjarët e Kostandinos Kacifas marrin autorizimin për të

Familjarët e Kostandinos Kacifas, janë nisur drejt Tiranës për të marrë trupin e pajetë të 35-vjeçarit, i cili mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA. Prokuroria e Krimeve të rënda ka dhënë autorizimin për tërheqjen e trupit.

Kacifa u vra më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës. Trupi i tij u dërgua në morgun e Tiranës, ku një grup ekspertësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore, kryen ekspertizën e detajuar.

Familjarët e viktimës pretendojnë se i afërmi i tyre, është qëlluar nga një distancë e afërt, kurse specialët e RENEA-s këmbëngulën se të shtënat kanë qenë nga një distancë e konsiderueshme.

Të fundit