Flash News

KRYESORE

Familjarët mbajtën të fshehur gjendjen shëndetësore, Ferguson del nga koma

Familjarët mbajtën të fshehur gjendjen shëndetësore,

Trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson, mbrëmjen e së shtunës kreu një ndërhyrje kirurgjikale, pas një hemoragjie celebrale në tru.

Pas operacionit mediat vendase raportuan se gjenda e 76-vjeçarit nuk ishte aq e mirë dhe atij iu desh të ndiqte një terapi intensive nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë familjarët e Ferguson kërkuan që të ruhej në mënyrë maksimale privatësia mbi gjendjen e tij.

Pas këtij momenti vërshuan edhe mesazhet motivuese si nga klubi i United edhe nga trajnerët e tjerë, por gjendja e Ferguson nuk dihej.

Ditën e sotme, mediat britanike kanë komunikuar se Sir Alex ferguson është zgjuar nga koma dhe mjekët  janë shprehur optimistë për një shërim të plotë, edhe pse do të duhet shumë kohë për këtë.

Të fundit