Flash News

KRYESORE

Familjarët nuk i kanë dërguar as ushqim dhe as rroba, Ritvan Zykaj shfaqet në gjyq me bluzë të re dhe me sy të nxirë

Ritvan Zykaj, autori i cili vrau pasditen e së premtes tetë kushërinj të tij, është shfaqur sot para gjykatës së Vlorës. Gazetarët janë lejuar të filmojnë për disa minuta teksa i arrestuar qëndronte në sallën e gjyqit në pirje të nisjes së seancës.

Zykaj nuk i është përgjigjur pyetjeve të bëra nga gazetarët se pse i vrau të afërmit e tij përfshi edhe dy fëmijë, teksa ai është shfaqur me sy të nxirë.

Në foton e arrestimit, Zykaj shfaqet i veshur me një bluzë të zezë dhe me pantallona blu, por ditën e sotme në gjykatë ai kishte veshur një bluzë të bardhë ndërsa pantallonat ishin po të njëjtat.

Në media u raportua se asnjë prej familjarëve të tij nuk kishte shfaqur interes për të pas arrestimit, madje nuk i kanë dërguar as ushqime dhe as rroba për tu veshur. Në këtë mënyrë është e paqartë se ku e ka gjetur bluzën me të cilën u shfaq sot autori i dyshuar për masakrën e Selenicës.

Foto e arrestimit

Foto sot në Gjykatë

 

 

Të fundit