Flash News

KRYESORE

Familjet e prekura nga tërmeti, Rama: Duhet t’i nxirrni me polici jashtë

Familjet e prekura nga tërmeti, Rama: Duhet t’i nxirrni me polici

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër sërish qytetin e Laçit, si një nga zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Për pasojë dhjetëra godina, përfshirë edhe institucione janë shpallur të pabanueshme dhe pritet të shemben.

Gjatë inspektimit, Rama është njohur me pallatet e shpallur të rrezikshme për të banuar, por që në dritare janë shfaqur ende banorë.

Duke iu drejtuar në distancë një gruaje, kryeministri i kërkoi të largohej por ajo iu përgjigj se ka kërkuar të akomodohet në hotele, por nuk ka patur vende.

Rama: Po ti pse rri aty

Gruaja: Po ku të shkoj, kemi kërkuar të shkojmë në hotele por nuk ka vende.

Rama: Do shkoni me qira, sot merrni bonusin. Duhet me i marr me polici dhe t’i nxirrini jashtë.

Të fundit