Flash News

KRYESORE

Familjet e prekura nga tërmeti, Rama: Sot nis shpërndarja e parave në 9 bashki, do shpërndajmë 30 mln dollarë

Familjet e prekura nga tërmeti, Rama: Sot nis shpërndarja e parave

Kryeministri Edi Rama deklaron se sot nis dhënia e granteve të para të rikonstruksionit dhe riparimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas Ramës, janë 9429 përfitues dhe se për ta do të shpërndahet një fond pre 30 mln dollarësh për 9 bashki të vendit.

Janë dy kategori qytetarësh që u prekën nga tërmeti, ata që kanë humbur shtëpitë, të sistemuar me qira në pjesën dërrmuese deri në momentin e ndërtimit të shtëpisë, dhe ata në fshat pranë tokave të tyre ende në çadra.

Por edhe familjet që banonin në shtëpi të riparueshme. Për këtë kategori do japim paga direkte për riparimet dhe procesi po vazhdon sot në bashkinë e Kamzës, ku ka nisur dhënia e mbështetjes financiare në Postë te familjet përfituese.

9 bashki kanë miratuar listat e përfituesve me vendim të Këshillit Bashkiak, konkretisht bashkitë Shijak, Kamzës, Rogozhinë, Kurbin, Mirditë, Vorë, Kavajë, krujë e tiranë pjesërisht

Pritet këtë javë të ecim edhe më shumë me Tiranën e Durrësin.

Janë 9429 përfitues, shuma është 30 mln dollarë që po shpërndahet te qytetarët. Sot, Bashkia e Kamzës në total sot shpërndan 163 mln lekë per tre kategori përfituesish”, tha Rama.

Të fundit