Flash News

KRYESORE

Familjet në vështirësi ekonomike, ish-zëdhënësja merr në mbrojtje Ramën

Familjet në vështirësi ekonomike, ish-zëdhënësja

Që prej të hënës nga selia e Partisë Demokratike, përfshi edhe kreun Lulzim Basha, kanë dalë një sërë deklaratash sa i takon skemës së qeverisë për familjet nevojë. PD ka ngritur zërin, pasi shumë familje të cilat jetojnë në kushte të vështira nuk përfitojnë ndihmë ekonomike.

Në disa prej këtyre familjeve ishte vetë kryetari i opozitës Lulzim Basha. Në rrjetin social Facebook, Basha publikoi edhe video të cilat tregonin gjendje në të cilën këto familje jetojnë por edhe rrëfimet e familjarëve.

Por për t’ju ‘kundërpërgjigjur’ këtyre videove të opozitës Rama ka zgjedhur një institucion shtetëror të informimit, Agjencinë Telegrafike të krye të së cilën pak muaj më parë emëroi një nga njerëzit më të besuar, ish-drejtoreshën e komunikimit në Partinë Socialiste, Armela Krasniqi.

‘Portali’ shtetëror i lajmeve, ka publikuar një video rrëfim të një kryefamiljareje e cila thotë se ka përfituar ndihmën ekonomike. “I falenderoj shumë për këtë ndihmë, pasi janë një e ardhur që ndihmon gjatë ditës së familjes sime. Më ndihmojnë me barna apo dhe gjëra të tjera që mund të më nevojiten”, shprehet kryefamiljara.

 

 

 

 

Të fundit