Flash News

KRYESORE

Famulli i Velipojës, akuza të forta shtetit: Gjithë Shqipëria është bërë Tirana, ne jemi njerëz të kategorisë së dytë

Famulli i Velipojës, akuza të forta shtetit: Gjithë

Famulli i Velipojës, Dom Marjan Gega në meshën e mbajtur gjatë ceremonisë mortore të vajzës 10-vjeçare, viktimës së katërt të aksidentit në aksin Shkodër-Velipojë, ka akuzuar policinë për neglizhencën e heqjes së patentave për përdoruesit e alkoolit dhe personave që nuk vënë rripin e sigurimit.

Ai gjithashtu përmendi faktin që shteti i vendos rregullat vetëm në kryeqytet dhe pjesa tjetër i përket kategorisë së dytë.

“Nuk jam mësuar të hyj në punët e të tjerëve dhe nuk ndjej që policia arriti suksese. Po të ishte kështu pse nuk hoqët një patentë pa rrip sigurimi. Si nuk hoqët një patentë për alkool. Gjithë Shqipëria është bërë Tirana. Ne jemi njerëz të kategorisë së dytë. Mjafton të na bëjnë një rrugë dhe u kry”, ka thënë famulli i Velipojës në një pjesë të fjalimit të tij, ku ju bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm në timon.

Dom Marjan Gega ka bërë lutje edhe për nënën e viktimave, duke thënë se ajo kërkon fëmijët e saj dhe askush nuk ka guxim ti thotë se ku janë.

Të fundit