Flash News

KRYESORE

Fansat i kërkojnë vetëvrasjen komedianit Pete, Ariana: Tregohuni të sjellshëm

Pete Davidson pas ndarjes nga Ariana Grande është përballur me një situatë të pakëndshme nga fansat, të cilët e ngacmojnë dhe i kërkojnë atij vetëvrasjen. Ai ka bërë dje një reagim ku thotë se po kalon një situatë bulizmi por pavarësisht kësaj është i fortë dhe di ia dalë mbanë. “E kam mbajtur gojën mbyllur. Nuk kam përmendur emra dhe nuk kam thënë kurrë një fjalë për dikë apo diçka. Unë po përpiqem të kuptoj se si e gjithë kjo ndodh tek një djalë, ku e gjithë bota e komenton pa patur ndonjë fakt apo vend referimi. Unë kam përjetuar bulizëm online dhe në publik nga njerëzit për 9 muaj. Kam folur për çrregullimin e personalitetit dhe ndjenjën e vetëvrasjes me shpreson se kjo do informojë dhe ndihmojë fëmijët si unë që nuk duan të jenë pjesë e kësaj bote. Dua të dini se nuk ka rëndësi sa përpiqet interneti apo çdo njeri që të më bëjë të vetëvritem. Nuk do e bëj. Jam i mërzitur që duhet ta them këtë. Për të gjithë gjërat që më mbajnë këtu dhe shohin këtë, dua t’ju them se unë ju shoh dhe ju dua.”
 
View this post on Instagram
 

💙

A post shared by Pete Davidson (@petedavidson) on

Por nuk ka qëndruar pa reaguar dhe Ariana Grande e cila i kërkon fansave të mos e ngacmojnë ish-të fejuarin e saj: “E di që e dini këtë, por ndjej se duhet t’u kujtoj fansave të mi që të jenë më të butë e të sjellshëm me të tjerët. Më intereson shumë Pete dhe shëndeti i tij. Po ju kërkoj, ju lutem të jeni më të butë me të tjerët edhe në internet. Kam mësuar nga gabimet e mia për të reaguar në rrjete sociale, prandaj unë e kuptoj, por ju nuk e dini çfarë përjetojnë të tjerët, pavarësisht asaj që shfaqet në rrjete sociale apo publik.”

Të fundit