Flash News

KRYESORE

Fansat mendojnë se ka bërë ndërhyrje në fytyrë, Leonora Jakupi sqaron si është e vërteta

Leonora Jakupi është  një nga këngëtaret më të spikatura në muzikën shqiptare, e cila përveç talentit, ka spikatur gjithmonë edhe për elegancën që ka dh bukurinë. Së fundmi, fansat e kanë komentuar shpesh nëse ajo ka bërë ndonjë ndërhyrje në fytyrën e saj pasi sipas tyre vërehen ndryshime. Por vetë Leonora ka vendosur ta sqarojë këtë dyshim të fansave. Pas komentit të një prej ndjekësve të saj që i shkruante: “Leonora a ke pas operacione plastike ,se po shoh ndryshim ne ftyren tënde ,po dukesh edhe me bukur” Këngëtarja i ka kthyer: “Të siguroj me jete qe ne fytyren time as nuk kam pas e as nuk kam nderhyrje aq me pak plastike , rezulat i ndryshimit jan duart e grimierit. i cili vertet ben mrekulli me artin e tij prej grimieri profesionist.” Nga ana tjetër, Leonora do të publikojë projektin e saj më të ri në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun, këngën "Simpatikja e shkollës" që do të publikohet të premten.
 
View this post on Instagram
 

“Simpatia e shkolles” eshte kenga e cila do te publikohet diten e premte ne oren 18:00 me legjenden e muzikes tone @sabrifejzullahu_official Dua sinqerisht dhe pafundesisht te falenderoj Sabrianon per dashurine pozitivitetin dhe motivimin qe ai me jep jo vetem mua por te gjithe kolegeve dhe publikut anekend ! @shpetimdesku per perkushtimin dhe profesionalizmin e pashoq i cili eshte edhe producent i kenges @kreshnikavdiu per kengen dhe tekstin e cila pritet te jetê nder kenget me te degjuara te kesaj kohe , po ashtu #ardiankastratin per orkestrimin. Uroj qe ashtu sic na ka pelqyer neve te gjitheve si ekipe te ju pelqej edhe juve te dashur miq! @sabrifejzullahu_official @shpetimdesku @deskuarta @kreshnikavdiu @festimisufiofficial @arber_bytyqi_mua @kacilleshi @elaa_kosovo @nkosovshow

A post shared by Leonora Jakupi (@leonorajakupi) on

Të fundit