Flash News

KRYESORE

Fansat ngulmojnë: Lady Gaga dhe Bradley Cooper janë në një lidhje dashurie

"A star is Born" është filmi që ka bërë bashkë këngëtaren Lady Gaga dhe aktorin e producentin Bradley Cooper. Ky është kthyer dhe në filmin më të përfolur që nga momenti i publikimit dhe kujtojmë se dyshja (që janë dhe protagonistët) kanë punuar shumë për të arritur këtë rezultat. Përveç kimisë në film, fansat kanë vërejtur se mes Gagas dhe Cooper ka një kimi edhe jashtë kamerave. Në çdo aktivitet ku kanë shkuar bashkë, kanë falënderuar njëri-tjetrin në ekstrem. Por kjo nuk është treguesi i vetëm për këtë. Mjafton të vëresh shikimet që i japin njëri-tjetrit dhe ti mendon se po sheh një nga episodet e filmit. Tani që Lady Gaga i dha fund fejesës me Christian Carrino, sipas 'Hollywood Life' fansat kanë filluar të mendojnë se Lady Gaga dhe Cooper janë në dashuri. Edhe pse aktori është i lidhur me modelen Irina Shayk me të cilën kanë dhe një vajzë,  fansat mendojnë se Bradley është i dashuruar me Lady Gagan dhe anasjelltas.
   

Të fundit