Flash News

KRYESORE

Fansi ndërpret Mehdi Malkajn për të bërë foto, tentojnë ta heqin nga tribuna por aktori kërkon ta lejojnë

Në fjalën e tij në protestën e sotme, aktori Mehdi Malkaj u ka kërkuar të gjithë të pranishmëve - të cilët po protestojnë për shembej e Teatrit Kombëtar, të bërtasin të gjithë vargjet e të madhit Naim Frashëri "Ti Shqipëri më jep nder".

Vargu i parë u tha nga aktori Malkaj: "Ti Shqipëri më jep nder"

E ndërsa të gjithë protestuesit njëzerei: "më jep emrin shqipëtar"

Malkaj: "Zemrën ti ma gatove"

Protestuesit njëzëri: "Plot me dëshirë e me zjarr"

Para se kjo të ndodhte, një nga protestuesit - mesa duket dhe fans i aktorit Mehdi Malkaj - u ngjit në tribunë për të bërë foto me aktorin. Të pranishmit kërkuan ta ulnin, por aktori u kërkoi ta lejonin që të bënin foton.

Të fundit