Flash News

KRYESORE

Fansja i përmend jetën luksoze duke e krahasuar me ata që vuajnë për bukë, Capital T "i mbyll gojën"

Capital T është duke shijuar suksesin e hitit të ri që ka sjellë me Elvanën "Fustani". Ndërkohë këtë fundjavë ka performuar në "Alba Festival" në Zyrih. Ai ka shkuar në Zvicër dhe është kthyer me avion privat. Ndërkohë në një nga postimet e tij, Capital T shkruan: “Qysh e kena jetën ti as n’spot nuk e ki - CAPITAL T”.
 
View this post on Instagram
 

Qysh e kena jetën ti as n’spot nuk e ki - CAPITAL T 😎🛩

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Por kjo nuk i ka pëlqyer një fanseje, e cila i ka komentuar: "Kjo është një thënie mosrespektuese kur ka njerëz që vuajnë për të pasur ushqim në tryezat e tyre, për shkak të minimumit të pagave.” Por, Capital T i është përgjigjur menjëherë: “Kam bërë shumë edhe për këtë çështje.” Capital T njihet si një ndër këngëtaret që dhuron shumë për ata që kanë nevojë.

Të fundit