Flash News

KRYESORE

Fansja kritikon Alketën duke e quajtur hipokrite, moderatorja "e korrigjon"

Alketa Vejsiu përmes një videoje në Instagram tregon se po kalon një ditë të qetë dhe të bukur në Jug të Shqipërisë. Krahas videos moderatorja e Klan, shkruan se është krenare që është shqiptare: “Shqipëria bukuroshja e Mesdheut, toka që aq shumë dua.”
Por një prej komentuesve, të cilën Alketa nuk e ka lënë pa përgjigje, i shkruan se nëse do e donte kaq shumë vendin s`do jetonte jashtë: “Ta doje aq shumë ti nuk do të kishe jetuar për aq shumë vite jashtë,  të lindje fëmijët jashtë apo të bëje pushime jashtë. Mjaft me këto skena se bëheni pas si shumë hipokrite.” Por, Alketa nuk ka jetuar ndonjëherë jashtë dhe nuk mund të rrinte pa i kthyer komentin ndjekëses: “Unë jetoj në Shqipëri, nuk kam jetuar kurrë jashtë.”

Të fundit