Flash News

KRYESORE

‘Far west’ në Lezhë/ I riu bën ‘kaubojsin’ duke qëlluar me pistoletë dhe bërë manovra të rrezikshme me makinë

‘Far west’ në Lezhë/ I riu bën

Një kombinim mes filmave ‘Fast and furious’ dhe atyre western kanë qenë skenat me të cilat një i ri ka terrorizuar paraditen e sotme banorët e qytetit të Lezhës.

21 vjeçari ka bërë manovra të rrezikshme me makinë duke qëlluar me pistoletë në ajër. Kjo ka bërë që ai të konfliktohej me disa persona të tjerë, njofton policia e Lezhës.

I riu është vënë në pranga menjëherë nga forcat e policisë që janë ndihmuar edhe nga ndërhyrja e qytetarëve. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pllanë, ku pas arrestimit të ‘kaubojsit’ 21 vjeçar për ‘armëmbajtje pa leje”, “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, në prang ka rënë edhe babai i tij 52 vjeç me akuzën ‘prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit’.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e babait të të riut, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës.

Gjithashtu, u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit: E.N. 37 vjeë dhe B.B. vjeç 26, banues në Pllanë – Lezhë për veprat penale  ‘Dëmtime të tjera me dashje’, ‘Kanosja’.

Të fundit