Flash News

KRYESORE

Farmacistët pezullojnë sot punën, protestë para kryeministrisë

Farmacistët pezullojnë sot punën, protestë para

Për rreth dy orë, farmacistët në të gjithë vendin do të pezullojnë punën në shenjë protestë dhe gjatë kësaj kohe do të zhvillojnë një protestë para godinës kryeministrore.

Me bluza të bardha veshur, farmacistët do të zhvillojnë një tubim paqësor ora 11:00-13:00, lidhur me çështjen e kontratës, listës dhe problemeve të tjera të sistemit farmaceutik.

Njoftimi i plotë:

TUBIM PAQESOR I TE GJITHE FARMACISTEVE TE SHQIPERISE.

Te dashur kolegë,

Ju rikujtojme se me kerkesen e te gjithe kolegeve te cilet jane skeptike mbi rezultatin pozitiv te negociatave, diten e Hene me date 14.05.2018, ne oren 11:00, ne Tirane do zhvillohet nje tubim paqesor (me bluzat e bardha veshur) perpara Keyeministrise per te kerkuar zgjidhjen perfundimtare te çeshtjes se kontrates, listes dhe problemeve te tjera te sistemit farmaceutik.

Gjithashtu farmacistet kane konfirmuar se nga ora 11:00-13:00, do pezullojne sherbimin ne te gjithe vendin.

Grumbullimi do behet ne oren 11:00 para Hotel Tirana International.

 

 

Të fundit