Flash News

KRYESORE

Fasoneritë në Shqipëri të punojnë për uniforma, Ahmetaj letër BE-së

Fasoneritë në Shqipëri të punojnë për uniforma,

Koordinatori për menaxhimin e krizës së shkaktuar prej koronavirusit, Arben Ahmetaj, ka kërkuar bashkëpunim me Bashkimin Evropian përmes një letre drejtuar disa ministrave të BE-së.

Përmes kësaj letre, Ahmetaj u kërkon atyre mundësinë për ta parë Shqipërinë si një potencial të mundshëm për prodhimin e veshjeve profesionale. Është fjala për shfrytëzimin e fasonerive në prodhimin e veshjeve kryesisht për mjekësinë dhe uniformave të tjera që tashmë kanë kërkesë më të lartë në treg.

Postimi i plote:

Në vazhdën e nismave për mbështetjen e sektorëve të ekonomisë të afektuar si pasojë e COVID-19, i jam drejtuar me një letër zyrtare Ministrave të Ekonomisë të vendeve të rajonit e BE, për të konsideruar mundësinë e bashkëpunimit me kompanitë fason në Shqipëri, për prodhimin e veshjeve të specializuara në mjekësi dhe uniformave të policisë e ushtrisë.

Kompanitë shqiptare të fasonit, në kushtet kur kontratat e mëparshme me porositësit janë ngadalësuar apo në disa raste ndërprerë, kanë përshtatur ciklin e prodhimit me situatën aktuale, për ta orientuar prodhimin drejt veshjeve dhe këpucëve për mjekët, policinë, ushtrinë dhe gjithë forcat që sot luftojnë në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm.

Bashkëpunimi me vendet partnere, nga njëra anë i jep një frymëmarrje jetike sektorit duke mundësuar vijimin e aktivitetit, dhe nga ana tjetër furnizon nevojat e shteteve që në këtë periudhë shkojnë përtej kapaciteteve të tyre.

Jam i bindur në angazhimin e fqinjëve dhe partnerëve tanë për ta kthyer këtë në një korsi bashkëpunimi dhe përfitimi reciprok, sepse si çdo luftë, edhe këtë mund ta fitojmë vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë.

Të fundit