Flash News

KRYESORE

Fatbardh Kadilli: Demokratët ia dhanë edhe një herë besimin Bashës, por PD ka nevojë për një analizë të thellë…

Fatbardh Kadilli: Demokratët ia dhanë edhe një herë besimin

Fatbardh Kadilli, sekretar për burimet njerëzore në PD, në një intervistë për  “Gazeta Shqiptare”, tregon tre rrugët për ringritjen e PD-së. Ai nuk i sheh me vend zgjedhjet e parakohshme në parti, por kërkon përpjekje serioze nga kreu Lulzim Basha dhe grupi i deputetëve të rinj demokratë që të zhvillojnë një opozitë të fortë pas humbjes së 25 qershorit. “Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte rrjedhojë e vetëm asaj çfarë bëri PD-ja dhe Basha. Qartësisht, në këto zgjedhje roli i parasë të pastër apo të pisët ishte përcaktues. Natyrisht Basha është kryetari i partisë dhe nëse do të fitonim të gjithë, do thoshin fitoi Basha. Sot të gjithë thonë humbi Basha. Basha ka pjesën e kryetarit në humbje. Kryetari përcakton strategjinë e fushatës, përcakton ekipin, përcakton dhe tonusin e frymës politike. Për aq sa rezultati i zgjedhjeve është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e këtyre tre elementëve, për aq ka përgjegjë- si Basha. Ndaj çdo kritikë e fokusuar në këto drejtime, është e ndershme, pavarësisht nëse unë e gjykoj të drejtë apo të gabuar. E dyta, nuk ka më vend për zgjedhje të tjera në parti. Zgjedhjet u bënë. Demokratët ia dhanë edhe një herë besimin Bashës. Demokratët e panë atë përsëri si njeriun më të besuar për të drejtuar partinë dhe Shqipërinë.  Por, partia ka nevojë për të bërë një analizë të thellë të problemeve të brendshme dhe të dobësive të veta. Vetëm pas një analize të thellë të të gjithë ecurisë së performancës politike të katër vjetëve në opozitë dhe në zgjedhje, vetëm atëherë partia mund të marrë vendimet e duhura për ngritjen e forumeve drejtuese në të gjithë vertikalen e saj, që nga seksionet deri në kryesi.”, thot; Kadilli, , sekretar për burimet njerëzore në PD.

Të fundit