Flash News

KRYESORE

Fati i keq i Ariana Grandes, në jetën e saj po vdesin shumë njerëz

Ariana Grande është një nga këngëtaret më të ndjekura në gjithë botën. Ajo ka spikatur që në moshë të re për talentin në muzikë dhe prej vitesh është një nga këngëtaret më të suksesshme. E suksesshme në muzikë por në jetën e saj private Ariana pasur shumë humbje. Ngjarja më e trishtë në jetën e saj është  sulmi terrorist në koncertin e saj në Manchester në vitin 2017, ku humbën jetën shumë të rinj. Asokohe, ish-i dashuri i saj Mac Miller ishte një nga personat që i qëndroi më pranë Arianës. Pas sulmit ajo u pa nën shoqërinë e Mac Miller i cili ishte mbështetja më e madhe për të. Por vetëm pas një viti e gjysmë, Ariana humbi përgjithmonë edhe Mac Miller. Shumë fansa e akuzojnë këngëtaren për vdekjen e tij, pasi Ariana prej disa muajsh është e fejuar me komedianin Pete Davidson. Një burim i brendshëm ka treguar që Ariana po e vuan shumë ndarjen nga jeta të ish-të dashurit të saj, Mac Miller, e cila në profilin e saj në Instagram ka postuar vetëm një foto të tij dhe ka mbyllur komentet.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande) on

Në periudhën kohore prej një viti e gjysmë, Ariana Grande po përballet me ngjarje të jashtëzakonshme të cilat me siguri do të lënë gjurmë për gjatë gjithë jetës saj.

Të fundit