Flash News

KRYESORE

Fati i trishtë i 10-vjeçarit shqiptar brenda kampit në Siri: Më solli babai, nuk e di ku shkoi

Fati i trishtë i 10-vjeçarit shqiptar brenda kampit në Siri:

Gazetarët e televizionit A2 janë futur në kampin Al Hawl në Siri, ku kanë intervistuar edhe fëmijë shqiptarë.

Ai nuk e di si ka mbërritur në Siri. Një vogëlush 10-vjeçar dëshmon se në kamp e solli babai, por nuk e di më se ku është.

 “Jam 10 vjeç. Në kampin Al Hawl kam ardhur para 7 muajsh. Këtu më solli babai im, kush tjetër?”, thotë djali.

Një grua e moshuar, gjithashtu shqiptare, tregon se vogëlushi ka mbërritur në Siri prej 7 vitesh, pra kur ka qenë vetëm tre vjeç.

Djali është një prej shumë fëmijëve shqiptarë që ndodhen brenda kampit famëkeq.

Kampi ku deri para pak ditësh ndodhej edhe Alvin Berisha, i cili fatmirësisht arriti të largohej prej atje dhe u bashkua me familjen në Itali.

Video nga A2 CNN

Të fundit