Flash News

KRYESORE

Fati i trishtë i nënës dhe vajzës së saj 8 vjeçare që humbën jetën nga tërmeti

Diena Meçaj Karanxha nuk arriti dot që t’i mbijetonte plagëve të marra pas tërmetit që ra në mëngjesin e sotëm. Ajo u nxor e gjallë nga rrënojat e një pallati 6 katësh në Durrës, por ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Ekipet e shpëtimit nxorën nga gërmadhat edhe vajzën e saj tetë vjeçare, por kjo e fundit nuk kishte shenja jete. Pak kohë më parë, 30 vjeçarja kishte humbur bashkëshortin e saj, i cili ishte ndarë nga jeta para kohe

Diena Karanxha, e cila kishte pasion pikturën ishte martuar me Dorian Karanxhës, djali i piktorit Ramadan Karanxha. I shoqi nderoi jetë në vitin 2015, pas një sulmi kardiak.

Të fundit