Flash News

KRYESORE

Fatma Haxhialiu e revoltuar me spektaklet,  thirrje ‘kryekokave’ të televizioneve: Si i lejoni këto bajga në ekrane

Fatma Haxhialiu e revoltuar me spektaklet,  thirrje

‘Thumbuese’ në emision, por edhe në jetën e përditshme. Gazetarja Fatma Haxhialiu  ka shprehur një mëndim krejt kritik sa i takon programacionit të disa prej televizioneve në mbrëmje.

Në një status në rrjetet sociale, ajo shprehet me nota kritike për mënyrën se si serviren këto spektakle, duke dashur të tërheqin vëmendjen me çdo kusht vëmendjen e portaleve, por pa përmendur emra konkret.

“Rastisa te shikoj sot disa emisione mengjesi neper ekranet tona. Me sinqeritet them keto emisione dhe pasditet po ashtu jane te vetmet formate qe vlen te shikosh. Kane boshtin e tyre, pa sforcime te panevojshme, pa bere buje debile qe te behen lajme neper portale.

Dhe nqs dikur beja ironi me telenovelat, sot me shume se kurre them qe gjithe darken ta zene telenovelat, sesa spektaklet skandaloze qe te japin diare dhe te ofendojne inteligjencen. Humor banal, skenare te 95, prezantues dhe te ftuar histerik qe pretendojne se po bejne namin me shikushmeri dhe qe jane ne funksion te portaleve me cdo idiotesi qe bejne aty. Nuk e di keta kryekokat e televizionit kur i shikojne, si i lejojne te tilla bajga ne ekranet e tyre, apooo harrova postulatin...populli kete do!”, shkruan Fatma.

Të fundit