Flash News

KRYESORE

Fatmir Guda: Demokratëve u duhet një kryetar unifikues, një lider që ta çojë PD në qeverisjen e vendit dhe aspak një kryetar tekanjoz

Fatmir Guda: Demokratëve u duhet një kryetar unifikues, një lider

“Demokratët e ndjekin me shumë shqetësim polemikën e shpërthyer për njeriun që do i prijë opozitës në 4 vitet e ardhshme, sidomos pas ngrirjes së funksioneve drejtuese prej kryetarit të PD, Z.Lulzim Basha, si pjesë e përgjegjësisë kryesore që ai i njohu vehtes për humbjen e demokratëve në zgjedhjet e fundit parlamentare, thotë ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit dhe njëherësh ish-kryetari i Bashkisë së Leskovikut, Fatmir Guda. Në një analizë të tij mbi kandidatët që do të kërkojnë votën e demokratëve për kreun e PD, Guda shprehet se “Ankthi që shoqëron demokratët e thjeshtë ka të bëjë me faktin se sa do prodhojë kjo garë reale një lidership të gjithë pranuar e parasëgjithash një stabilitet politik brenda PD, me qëllim evitimin e një çarje që mund të jetë mbase e pashmangshme e jo pa pasoja serioze për të djathtën.

Ndërsa z.Selami e ka bërë fakt të kryer kandidimin dhe i është përveshur kontakteve me kryetarët e grupeve të punës, kryetarët e degëve, njohjes me listat e anëtarësisë dhe hartimin e platformës së vet për kreun e PD, Astrit Patozi ka zgjedhur të përplaset fort me Lulzim Bashën, duke e anatemuar publikisht dhe sfi duar atë për plotësim sipas tij të kushteve të munguara të garës , megjithëse, për shkak të delegimit të funksioneve organizative dy nënkryetarëve të PD, z. Basha është njëlloj i pamundur si çdo kandidat tjetër të diktojë grupin organizator të punës për kondicionet e kërkuar nga kandidatët e tjerë.

Nuk dihet se pas të qënit kandidat për kandidat z. Patozi e ka seriozisht kandidimin apo thjesht në skenarin më të keq po tenton të bëjë pis procesin me synim linçimin e Bashës referuar ligjëratës së derisotme të tij, si një kryetar uzurpues, duke i dhënë udhë asaj që deri më sot duket e pabesueshme, krijimin e një force politike më vete me pjesëmarrjen e mundshme në të, të atyre që sot konsiderohen ish-të plotpushtetshmit demokratë, të pakënaqur prej mbetjes jashtë listës Basha 2017.

Në këto rrethana, të vetmit që po e përjetojnë me preokupacion ankthi këtë klimë tensioni janë demokratët, viktimat direkte të nëpërkëmbura prej pushtetit socialist të Edi Ramës, që përtej zhgënjimit nga humbja e zgjedhjeve, më shumë sesa kushte garimi, janë dukur si teka, suportuar pretendimet e Astrit Patozit si teka apo pretekse për t›i  hedhur baltë asaj që s›mund ta arrijë dot.

Atyre u lipset një kryetar unifikues, një lider që ta çojë PD në qeverisjen e vëndit dhe aspak një kryetar tekanjoz”, përfundon analizën e tij Fatmir Guda.

Të fundit