Flash News

KRYESORE

Fatmir Mediu mesazh për ndarjen nga jeta të Rushen Golemit: Flokët e tu njësoj si zemra jote e bardhë!

Fatmir Mediu mesazh për ndarjen nga jeta të Rushen Golemit:

Për ndarjen nga jeta të një nga deputeteve të para të PD-së, Rushen Golemi, kanë reaguar personalitete të politikës, por jo vetëm. Deputeti Fatmir Mediu i ka bërë një dedikim Golemit duke i shprehur dhe ngushëllimet familjes.

“U nda nga jeta një zonjë e madhe Rushen Golemi

Mjeke e mrekullueshme, Deputete e ditëve të para e PD, me klas intelektual dhe mendim qytetar.

Veprimtare jo thjeshtë e Partise Demokratike por deputete e qytetarve që e zgjodhën dhe që në çdo qëndrim të saj drejtohej vetëm nga e vërteta.

Bardhësia e flokëve të saj ishte njësoj si zemra e saj e bardhë

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, vajzave Inis dhe Iris dhe djalit Kostandinit si dhe nipërve e mbesave”, shprehet Mediu. 

Të fundit