Flash News

KRYESORE

Fatmir Mediu: Opozita nuk del nga Paketa, e kemi miratuar dhe nuk tërhiqemi

Fatmir Mediu: Opozita nuk del nga Paketa, e kemi miratuar dhe nuk tërhiqemi

Kryetari i Partisë  Republikane, Fatmir Mediu, nismëtar i tryezës së partive parlamentare bashkë me Agron Dukën e PAA, të mbledhur sot në mbrëmje për të negociuar krizën në Kryesinë e Kuvendit, në një prononcim për gazetarët, pas përfundimit të takimit, ka thënë se Opozita e ka arritur tashmë Marrëveshjen duke pranuar Paketën McAllister Plus.

Deklarata e plotë e Mediut:

Dua të falenderoj të gjitha partitë. Në tryezë kishim qëndrime të përbashkëta. Opozita ka miratuar pa asnjë kusht paketën e propozuar McAllister, po ashtu kemi theksuar se nuk kemi kundërshtim për asnjë çështje. Opozita është e gatshmë ta implementojë këtë paketë. Ky është qëndrimi i opozitës që tu japim mundësi shqiptarëve që të shkojnë në zgjedhje që nuk monitorohen nga politika. Ne nuk dalim jashtë paketës ajo është miratuar nga opozita pa asnjë ndryshim dhe amendim. Zoti Rama ka gojë të flasë vetë për atë që pretendon, unë flas për atë që kemi diskutuar me kolegët në tryezë. Dua të falenderoj LSI, PDIU dhe LIBRA që mbështetën këtë paketë. Shpresoj dhe besoj se ka kohë dhe do të ketë vullnet nga Kryeministri për të reflektuar. Unë mendoj që ne bëmë atë që duhet, ulëm në dialog forcat politike në vend për të gjetur një zgjedhje. Me z. Duka ofruam mundësi që të implementohet kjo paketë. Partnerët presin një përgjigje nga rama dhe kanë marrë një përgjigje të qartë nga opozita. Basha në emër të opozitës dha një deklaratë duke ju drejtuar ramës se është dakord me këtë paketë. Paketa që është parashikuar është dakortësuar nga opozita. Shpresoj që të ketë arsye për të gjykuar se Shqipëria nuk do të shkojë në drejtim që nuk duhet. Rama është Kryeministër dhe ka përgjegjësinë më të madhe. Amerika e ka mbështetur Shqipërinë që të bëhet antar i NATO-s dhe interesat tona nuk janë vetëm brenda rrethit tonë politik, por shkojnë më tej.

Të fundit