Flash News

KRYESORE

Fatmir Mediu: Rama presion ambasadorëve, kërkon t’i bëjë pjesë të “tepsisë”

Fatmir Mediu: Rama presion ambasadorëve, kërkon t’i

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, ka reaguar lidhur me takimin që zhvilloi dje kryeministri Edi Rama me ambasadorët.  Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut kreu i Partisë Republikane, Mediu pohoi se Rama po tenton që të heq përgjegjësinë nga qeveria për mungesën e investimeve të huaja në vend, për t’ja pasuar diplomatëve. Ja statusi i Mediut:

Mbasi Rama ndërroi ligjin për trupin diplomatik me qellim qe te vendoste neper ambasada militantet e Rilindjes, tani kerkon qe ambasadoret te kthehen ne sekser te interesave te tij ekonomike.

Duke ju drejtuar ambasadoreve me nje gjuhe te papranueshme, Rama kerkon ta zhvendos pergjegjesine drejt ambasadoreve per mungesen e investimeve te huaja ne Shqiperi.

Se pari Trupi diplomatik, Forcat e Armatosura apo Policia, me ligj karrieren e tyre nuk duhet dhe nuk mund ta vendosin Ne pelqimin politik te kryeministrit apo ministrit, por kritereve qe percakton ligji perndryshe ata nuk mund te jene ambsadore, polic dhe ushtarak te shtetit, por te partise socialiste dhe Rames sic ai po kembengul vazhdimisht.

Se dyti: Mungesa e investitorëve ne Shqipëri, vjen qartësisht për shkak te korrupsionit, nje strukture qeveritare pa projekte dhe vizion per zhvillimin ekonomik te vendit, pasigurisë per jetën, pa sigurisë juridike per zbatimin e Kontratave apo detyrimeve, pasigurisë për pronën, dhe padyshim taksat e larta dhe kompleksiteti i tyre.

Se treti. Rama vet s’ka mundur te mare asnjë mbështetje thelbësore financiare qofte edhe nga procesi i Berlinit, sepse Rama nuk shkon per te prezantuar, por vehten e tij, duke u përpjekur te bej lajm jo me projekte te zhvillimit te vendit por me sjelljen dhe veshjen qe skane asgjë te përbashkët me Kryeministrin apo shtetarin.

Për investitorët e huaj Rama i ka “Ambasadoret e tepsisë, janë ata me te cilët blen zgjedhjet dhe bën tenderat dhe koncesionet”.

Të fundit