Flash News

KRYESORE

“Fatmir Xhafaj e arrestoi Vangjush Dakon”, Kryemadhi tregon telefonatën e kryebashkiakut nga brenda komisariatit

“Fatmir Xhafaj e arrestoi Vangjush Dakon”, Kryemadhi tregon

Në kuadër të operacionit ‘Volvo 4’ që goditi bandën e Shijakut, në prangat e policisë ra edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Ky informacion u dha sot në Kuvend nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Sipas Kryemadhit, Dako u shoqërua në komisariat, por pas telefonatës ku kërcënonte kryeministrin Edi Rama, u la i lirë.

“...Siç shkarkoi ministrin e Brendshëm brenda natës pse i arrestoi Vangjush Dakon, të lidhur me grupin e Avdulajve, dhe u kërcënua nëse ti nuk më nxjerr nga komisariati i policië unë do të hap librin dhe defterin e të dhënave, e telefonave dhe përgjimeve të Edi Ramës në Shijak”, deklaroi Kryemadhi.

Deputetja e opozitës paralajmëroi se ministrat e rinj do të tradhtohen nga kryeministri Rama njësoj si paraardhësit e tyre.

Negociatat nuk hapen se nuk do kryeministri i Rilindjes. Nuk do sepse ashtu i leverdis atij.

Të fundit