Flash News

KRYESORE

Fatmir Xhafaj: Edi Rama do të mirëkuptohet nga qytetarët e Kukësit

Fatmir Xhafaj: Edi Rama do të mirëkuptohet nga qytetarët e

Edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj mendon se qeveria nuk punoi siç duhet me qytetarët përpara se të vendoste tarifën për ‘Rrugën e Kombit’. Në emisionin ‘Repolitix’, Xhafaj tha se mazhoranca ka reflektuar për këtë çështje, por nuk është tërhequr.

Ai u shpreh i bindur se kryeministri Edi Rama do të mirëkuptohet nga qytetarët e Kukësit dhe se ngjarjet e ditëve të fundit nuk do të kenë kosto politike për mazhorancën.

“Nuk mendoj se ka tërheqje, ka një reflektim nga shumica. Nuk pamë të kishte një komunikim masiv me komunitetin dhe aktorë të ndryshëm që kanë lidhje drejtpërdrejt me vendosjen e kësaj tarife. Kjo ishte një gjë që duhej bërë më mirë. Të reflektosh është forcë. Nëse nuk do të reflektonte, do të kishte kosto (politike për mazhorancën). Besoj se do të ketë mirëkuptimin e duhur nga banorët e qarkut të Kukësit”, tha Xhafaj.

Xhafaj akuzon për herë të parë opozitën: Protesta e Kalimashit ka prapavijë politike; kërkohet destabilizimi i Shqipërisë

Të fundit