Flash News

KRYESORE

Fatmir Xhafaj i jep fund 'zërave',tregon çfarë u diskutua në takimin Rama-Basha

Fatmir Xhafaj i jep fund 'zërave',tregon çfarë u

Fatmir Xhafaj tha në Tonight Ilva Tare se në marrëveshjen Rama-Basha të 18 majit është rënë dakord për ndryshimet kushtetuese që lidhen me sistemin zgjedhor dhe reformën zgjedhore.  I pyetur nga analistë Afrim Krasniqi se nëse janë artikuluar zgjedhje e presidentit nga populli apo ndryshime në institucione Xhafaj tha se kjo nuk është e vërtetë.

Fatmir Xhafaj: Do të këtë ndryshime kushtetuese që lidhen me sistemin zgjedhor dhe me reformën zgjedhore. Pra do të ketë një reformë zgjedhore të plotë dhe padyshim nuk mund të bëhet nëse nuk preket kushtetuta. Kaq është artikuluar deri tani dhe unë mendoj se është e mjaftueshme.

Afrim Krasniqi: Është artikuluar zgjedhja e Presidentit nga populli, ndryshimi i institucioneve…

Fatmir Xhafaj: Këto nuk janë pjesë e një marrëveshje

Afrim Krasniqi: Nuk keni informacion apo nuk janë pjesë e një marrëveshje?

Fatmir Xhafaj:  Nuk janë pjesë e një marrëveshje, unë nuk di të jenë pjesë e një marrëveshje.

Afrim Krasniqi: Në kryesinë e PS nuk janë diskutuar këto?

Afrim Krasniqi: Pa dyshim, por këto nuk di të jenë thënë. Se i thotë Basha nuk do të thotë se  të pranohen si pjesë e marrëveshjes. Mund të jenë dëshira personale, ashtu e sheh reformën kushtetuese zoti Basha. Siç shihte reformën në drejtësi sipas mënyrës së tij ashtu mund të shohë dhe këtë

Të fundit