Flash News

KRYESORE

Fatmir Xhafaj ishte në Portin e Durrësit një javë para se të mbërrinte kontenieri me kokainë. Çfarë paralajmëroi

Fatmir Xhafaj ishte në Portin e Durrësit një javë para se

Mbrëmjen e datës 13 shkurt, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, zhvilluan një vizitë bic në Portin e Durrësit.

Prej këtej, në një prononcim për mediat, ministri Xhafaj, paralajmëroi se policia ka skeduar grupet kriminale që veprojnë në zonën e Durrësit, Krujës dhe Fushë-Krujës dhe shumë shpejt do të ketë reagim të uniformave blu ndaj këtyre grupeve.

“Në qytetin e Durrësit dhe në territorin e Krujës dhe Fushë-Krujës ka disa grupe kriminale të cilat paraqesin rrezikshmëri shoqërore. Janë të skeduara dhe po punohet nga ana e policisë në bashkëpunim me prokurorinë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese për ti vënë shumë shpejtë para përgjegjësisë ligjore. Dhe besoj se shumë shpejt në këtë aspekt do të keni rast që ët shihni rezultate konkrete”, u shpreh Xhafaj.

Në datën 19 Shkurt, gati një javë pas vizitës së Xhafës, në Portin e Durrësit, mbërriti kontenieri brenda të cilit u gjetën 613 kg kokainë. Kontenieri qëndroi për disa ditë në port, deri në kryerjen e procedurave, ndërkohë që policia po e monitoronte gjatë gjithë kohës. Ndërhyrja e policisë u bë në momentin që kontenieri u zhvendos në një magazinë në zonën e Maminasit.

Të fundit