Flash News

KRYESORE

Fatmir Xhafaj: Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës nuk duhej të ishte ngritur fare

Fatmir Xhafaj: Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës nuk duhej

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaron se Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës nuk duhej të ishte ngritur. Në një intervistë për ‘tema’, Xhafaj sqaron se me një analizë ligjore të thjeshtë ishte gati i pamundur shkarkimi i Presidentit.

“Deklaratat për “flirte” janë tipike për një grup individësh të cilët konspiracione të tilla i shfrytëzojnë si ushqim politik dhe mediatik.

Gjithashtu unë nuk jam absolutisht në rolin e kritizerit në këto vlerësime. Po i përgjigjem pyetjeve tuaja sipas bindjes që kam, në mënyrë etike në respekt të institucioneve të shtetit, por edhe të kushtetutës së vendit tim.

Ju dhe kushdo tjetër jeni i lirë të keni vlerësimet tuaja. Personalisht kam abstenuar në votimin lidhur me

vendimin për miratimin e raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor për presidentin.

Në vlerësimin tim, Komisioni Hetimor nuk duhej të ngrihej fare. Kjo jo se nuk kishte shkaqe për një gjykim të tillë, por sepse me një analizë ligjore të thjeshtë ishte gati i pamundur shkarkimi i Presidentit. Koha e provoi një gjë të tillë dhe përfundimi i tij në atë mënyrë ishte një gjë e gabuar pasi nga një komision i rëndësishëm hetimor përfundoi në një komision këshillimor”, tha Xhafaj.

Të fundit