Flash News

KRYESORE

Fatmir Xhafaj nuk lejon as protestat, procedon penalisht të rinjtë që i kërkuan dje dorëheqjen

Fatmir Xhafaj nuk lejon as protestat, procedon penalisht të rinjtë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk pranon as protestat e të rinjve në Shqipëri. Policia e Shtetit ka proceduar sot penalisht disa prej aktivistëve të opozitës që kërkuan dje pranë Ministrisë së Brendshme dorëheqjen e Xhafajt, për shkak të skandalit të vëllait të tij.

Mes të proceduarve është edhe kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Të rinjtë janë proceduar bazuar në nenin 262 të Kodit Penal ku thuhet se organizimi i manifestimeve të të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Një tjetër vendim skandaloz i drejtuesve të policisë ishte edhe ai i marrë pak ditë më parë për të mos lejuar protestën e familjarëve të Ena Ftojit, qytetari që humbi jetën në komisariatin e Korçës. Edhe familjarët e viktimës protestuan pa një leje të policisë.

Njoftimi për procedimin e protestuesve:

Më datë 29.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit B.K., 31 vjeç, A.K. 29 vjeç, G.Gj. 30 vjeç, H.V. 27 vjeç, G.T. 42 vjeç, S.B. 22 vjeç, M.U. 31 vjeç, F.H. 48 vjeç dhe K.Gj. 48 vjeç (banues të gjithë në Tiranë) bazuar në nenin 262/1 të Kodit Penal.

Të fundit