Flash News

KRYESORE

Fatmir Xhafaj paralajmëron vetting për politikën: Kam gati projektin, do i nënshtrohem vetë i pari

Fatmir Xhafaj paralajmëron vetting për politikën: Kam gati

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj paralajmëruar për projektin që ai ka për procesin e rivlerësimit të politikanëve, apo siç njihet ndryshe vetting-u. Gjatë fjalës në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Xhafaj u shpreh i gatshëm t’i nënshtrohej i pari këtij vetting-u, për të vijuar më pas me ata politikanë që kanë dhe kanë patur rol vendimarrës në fatet e vendit.

“Besoj fort që në mënyrën si është ndërtuar dhe vetë Reforma në Drejtësi, në mënyrën se si është konceptuar ajo, unë besoj shumë shpejt që do të kemi dhe Vetting për politikën, qoftë për çështje të figurës, qoftë për çështje të njerëzve në politikë dhe në mënyrë të veçantë të atyre që kanë pasur rol vendimmarrës, në fatet e këtij vendi dhe në pasuritë e qytetarëve të këtij vendi”, deklaroi Xhafaj.

Ministri i Brendshëm foli në komision edhe për procesin e vetting-ut që do i nënshtrohet e gjithë Policia e Shtetit.

Të fundit