Flash News

KRYESORE

Fatmira Hajdari del para vettingut: Probleme të theksuara me pasurinë dhe revokim vize në SHBA

Fatmira Hajdari del para vettingut: Probleme të theksuara me pasurinë

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Fatmira Hajdari ka dalë sot në seancën e parë dëgjimore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

E shoqëruar me dy avokatë, Maxim Haxhia dhe Ilira Dane, Hajdari do t’i nënshtrohet procesit të rivlerësimi në dy shtylla, të pasurisë dhe të figurës së saj si gjyqtare.

Sipas KPK, gjyqtarja Hajdari, e cila është edhe nëna e deputetes Rudina Hajdari dhe e shoqja e të ndjerit Azem Hajdari, ka rezultuar me probleme të theksuara me pasurinë, konkretisht lidhur me kontratën për një pallat 10-katësh, disa kredi në emër të të birit etj.

Po ashtu, Hajdari ka dalë me bilanc negativ të të ardhurave të saj që nga 2003-shi, pra nuk ka burime të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë.

Nga ana tjetër, ajo u pyet nëse i është refuzuar hyrja në ndonjë vend të BE-së. Hajdari është përgjigjur me ‘jo’, por rezulton se asaj i është revokuar viza në SHBA.

Lidhur me këtë fakt, ajo deklaroi se ky moment ka ardhur pasi ajo ka plotësuar formularin.

Fatmira Hajdari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës. Në korrik 2013, Hajdari u dekretua nga Presidenti gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës, funksion të cilin e mban edhe aktualisht.

Lexo edhe: KPK i “sit” pasurinë, Fatmira Hajdari përlotet para trupës së vettingut: Jetoj në vilën që bleu Azemi, nuk kam gënjyer asnjëherë

Lexo edhe: Fatmira Hajdari sot para vettingut, si ka ndryshuar pasuria e saj familjare; nga kreditë bankare te kontrata për pallatin 10-katësh

Të fundit