Flash News

KRYESORE

Fatmira Hajdari heq dorë nga gjykimi i Bashës për lobimin rus, si justifikohet

Fatmira Hajdari heq dorë nga gjykimi i Bashës për lobimin rus, si

Gjyqtarja Fatmira Hajdari ka dhënë sot dorëheqje nga çështja e Bashës për lobimin rus. Sipas Balkanweb shkak i këtij vendi është bërë konflikti i interesit.

Dorëheqjen e ka argumentuar me faktin që çështja të mos paragjykohet. “Basha ka qenë disa herë në shtëpinë time si kryetar i opozitës në ceremonitë për bashkëshortin tim. Pres që kërkesa ime të pranohet”, mësohet të ketë deklaruar ajo.

Seanca e radhës do të zhvillohet me 30 prill, ora 10.

Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj Bashës, Ristanit dhe Dervishit për falsifikim formularësh në çështjen e lobimit pasi nuk ekzistojnë prova.”.

Hajdari ishte zgjedhur nga shorti për të kryesuar trupën, në përbërje të cilës, ishin Alaudin Malaj dhe Shpresa Beçaj.

Kjo trupë do të shqyrtonte apelimin e prokurorisë ndaj vendimit të marrë nga gjyqtari Lazër Sallaku që pushoi hetimin ndaj kryedemokratit Basha.

Kujtojmë se Fatmira Hajdari, është bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë të PD, Azem Hajdari, si edhe nëna e Rudina Hajdarit, deputetes së opozitës së re në parlament.

Të fundit