Flash News

KRYESORE

Fatmira Hajdari para vettingut, del me dy avokatë mbrojtës në seancën dëgjimore

Fatmira Hajdari para vettingut, del me dy avokatë mbrojtës në

Fatmira Hajdari, gjyqtarja e Apelit në Tiranë del sot para Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ajo do t’i nënshtrohet procesit të rivlerësimit nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Ndërkohë, në seancën e parë dëgjimore, Hajdari, e cila është bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari dhe nëna e deputetes Rudina Hajdari, mbrohet nga dy avokatë: Maksim Haxhia dhe Ilira Dane.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Lexo edhe: Fatmira Hajdari sot para vettingut, si ka ndryshuar pasuria e saj familjare; nga kreditë bankare te kontrata për pallatin 10-katësh

Të fundit