Flash News

KRYESORE

Faton Shoshi flet për herë të parë për marrëdhënien me Erën: Nuk toleroj, kam limitet e mia

Faton Shoshi flet për herë të parë për

Ish-i dashuri i këngëtares Era Istrefi, Faton Shoshi, i cili është një ndër menaxherët më të suksesshëm të artistëve të njohur shqiptarë, ka folur për herë të parë në lidhje me marrëdhënien e tyre.

Edhe pse nuk u zyrtarizua ndonjëherë se ata kishin një lidhje dashurie mes tyre, para pak kohësh dyshja për shkak të disa mosmarrëveshjeve ndërprenë kontaktet.

Për këtë temë ata kanë preferuar të mos flasin gjatë duke mbajtur të fshehtë arsyen e ndarjes, por në një intervistë për “Jo vetëm modë” Fatoni tregon se si është marrëdhënia e tyre pas ndarjes.

“Unë nuk toleroj, kam limitet e mia. Mund të toleroj dhe unë deri në një limit, por i kam disa stop-e. Nuk kemi pasur kontratë jetësore, mund të jem mirë, por kur nuk ka energji të mirë, nuk vazhdoj as unë, as ajo. Secili vazhdon punën e vet dhe nuk e marr atë se me një person punoj dhe duhet të jem gjithë jetën e gjatë me të me punë. Unë i dëshiroj sukses Erës, të keqen nuk ia uroj askujt”, ka thënë ai.

Të fundit