Flash News

KRYESORE

Fatos Klosi mbron prokurorin Bujar Sheshi: Ish sigurimsat, punonjës të shtetit si gjithë të tjerët

Fatos Klosi mbron prokurorin Bujar Sheshi: Ish sigurimsat, punonjës të

Ish-drejtuesi i SHISH-it nga viti 1997-2002 i konsideron të padrejta akuzat ndaj prokurorit Bujar Sheshi, që tani më është anëtar i KLP-së, pasi sipas tij, ish-anetaret e sigurimit kanë qenë punonjës të shtetit, kanë bërë detyrën e tyre, si gjithë të tjerët.

Punonjësit e sigurimit për mua kanë qenë punonjës të shtetit, kanë bërë detyrën e tyre, si gjithë të tjerët. Edhe unë kam qenë pedagog në Universitet. Bëja detyrën, ashtu ishte regjimi, atë që më kërkohesh do bëja, nuk kisha nga lëvizja. Kështu që më duket e gabuar. Të bësh luftë politike duke anatemuar këta njerëz më duket e padrejtë”, deklaroi ai për A2.

Klosi sqaroi se çdo bashkëpunëtor i cili akuzohet sot, ka qenë një nxënës i sapodalë nga shkolla dhe në të vërtetë akuzat bien.

Ata që janë sot akoma të pa dalë në pension, janë nxënës të shkollës së sigurimit, asnjëherë nuk kanë qenë të rëndësishëm në sigurim. Është përdorur për t’i ndarë, për t’u hequr si antikomunist, për t’u hequr sikur po bëjmë një shtet demokratik. Është më shumë demagogji se sa një sjellje e nisur nga motive njerëzore

Partia Demokratike akuzoi anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Shehsi, si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Sipas saj, Sheshi i cili u zgjodh automatikisht në KLP nuk duhej të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë.

Të fundit