Flash News

KRYESORE

Fatos Klosi shkon 40 minuta me vonesë në emision, gazetarja: Ka ngatërruar orarin

Fatos Klosi shkon 40 minuta me vonesë në emision, gazetarja: Ka

Ish-kreu i SHISH gjatë viteve 1997-2002, Fatos Klosi ishte i ftuar në emisionin “Byro Politike” në Abc News, ku po diskutohej tema “Kthimi i Izet Haxhiajt dhe dosja ‘Hajdari’.

Megjithatë, ai u paraqit rreth 40 minuta me vonesë, pasi siç njoftoi drejtuesja e programit, Joli Xhoxhaxhi, Klosi kishte ngatërruar orën e fillimit të emisionit.

“Mirëseerdhe Zoti Klosi”, i tha gazetarja Klosit, teksa ora shënonte 20:40.

“Ju kërkoj ndjesë për vonesën, pati një ngatërresë”, iu përgjigj ai.

Diskutimi vijoi normalisht teksa Klosi u shpreh se me ekstradimin e Izet Haxhisë do të rihapet ‘çështjen Hajdari’.

Të fundit