Flash News

KRYESORE

Fatos Lubonja i përgjigjet Pëllumb Xhufit: Prej deklaratave të tua, historiani zvicerian kishte frikë se do e vrisnin shqiptarët

Analisti Fatos Lubonja i është përgjigjur akuzave të historianit Pëllumb Xhufi pas debateve për Heroin Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Xhufi e quajti Lubonjën njeri të palexuar dhe kërkoi prej tij që të qëndronte larg figurës së Skënderbeut.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, në News 24, Lubonja e konsideroi deklaratën e Xhufit si tregues të injorancës dhe vijimit të metodës ‘enveriste’. Ai madje tregoi një ngjarje në Vjenë, kur gjatë promovimit të një libri nga historian zvicerian, Oliver Schmitt, shqiptarët u kontrolluan për armë për shkak të debateve që libri i Schmiit për Skënderbeun kishte shkaktuar në Shqipëri. Lubonja tha se ndaj shqiptarëve kishte dyshime se mos e vrisnin Schmitt vetëm prej deklaratave që kishte bërë kundër tij Pëllumb Xhufi dhe historianë të tjerë shqiptarë.

“Kam botuar autorët me të njohur. Unë nuk jam historian, por nuk mund të thuash që jam i palexuar. Këta njerëz si Xhufi e bën Schmitt të thoshte që Shqipëria ka mbetur akoma ‘Staniliste’. Kur promovoi librin në Vjenë, shqiptarët u kontrolluan se mos kishin armë dhe vrisnin Schmitt. Prej këtyre ndodhi (Xhufit), sepse këta flasin kështu. Ai (Xhufi) flet si kur e ka të vetin Skënderbeun. Tregon injorancë dhe metodë enveriste”, deklaroi Lubonja.

Analisti theksoi se figura e Skënderbeut ka nevojë për studime shkencore, ashtu siç ka nevojë për studime edhe ngritja e mitit të Skënderbeut.

Të fundit