Flash News

KRYESORE

Fatos Lubonja: Kjo katrahurë po na bën të mallkojmë Ramiz Alinë që e la Shqipërinë në duart e Berishës dhe Ramës

Fatos Lubonja: Kjo katrahurë po na bën të mallkojmë Ramiz

Analisti Fatos Lubonja, gjithashtu  ish-dënuar politik në periudhën e komunizmit, ka deklaruar se katrahura me tokat në Shqipëri po i shtyjnë njerëzit të mallkojnë Ramiz Alinë që e la vendin në duar të Sali Berishës, Fatos Nanos apo Edi Ramës.

Lubonja tha në ‘News 24’ se me ligjin e miratuar nga Berisha në fillim të viteve ’90 tokën e morën të fortët.

“Kur shikon këtë katrahurë që është bërë me tokat, edhe ne që kemi qenë në burg na bën të mallkojmë Ramiz Alinë që e la Shqipërinë në dorë të Sali Berishës, Fatos Nanos, Ilir Metës, Edi Ramës... Çfarë bëri Sali Berisha atëhere? Bëri një ligj, por nuk e zbatoi. Kush ishte i fortë nga pronarët e rinj, e merrte ai tokën, kush ishte i fortë nga pronarët e vjetër, e merrte ai tokën”, tha Lubonja.

Të fundit