Flash News

KRYESORE

Fatos Lubonja nga protesta në “Astir”: Po nuk u bashkuam, kjo e keqe do na hajë një e nga një

Fatos Lubonja nga protesta në “Astir”: Po nuk u bashkuam, kjo e

Analisti Fstos Lubonja i është bashkuar protestës së qytetarëve më “Astir” mbrëmjen e sotme.  Krah deputetit demokrat Kleviz Balliu, ai ka dëgjuar qytetarët dhe u ka dalë në mbrojtje.

“Nuk kam ardhur për të denoncuar këtë projekt kriminal. E dimë më mirë se kushdo ata vetë. Unë kam ardhur këtu për të materializuar një gjë që e kam thënë dhe në media. Kjo nuk është një çështje vetëm e Astirit, është e gjithë shqiptarëve. Këtu duhet të jemi të gjithë. I bëj thirrje qytetarëve që kjo është një çështje e të gjithëve. Këta njerëz na japin neve kurajo me rezistencën e tyre. Kjo është një e keqe shumë e madh dhe po nuk u bashkuam të gjithë bashkë do na hajë një e nga një. Prandaj jam këtu që të bashkohemi të gjithë bashkë edhe tek teatri, edhe në Shkozë”

Banorët po protestojnë sot në ditën e 31 dhe kërkojnë dëmshpërblim nëse banesat e tyre do të shemben nga projekti për zgjerimin e ‘Unazës së Madhe”.

Të fundit