Flash News

KRYESORE

Fatos Lubonja për djegien e mandateve: Jep mesazhin se demokracia nuk funksionon

Fatos Lubonja për djegien e mandateve: Jep mesazhin se demokracia nuk

Fatos Lubonja mendon se një djegie e mundshme e mandatave nga opozita jep më shumë një mesazh për botën se demokracia nuk funksionon se sa mesazh për qytetarët e vendit.

“Djegia jep një mesazh, më shumë botës se sa vendit, se këtu nuk funksionin drejtësia. Problemi i opozitës nuk është te djegia ose jo e mandateve, por te vendosmëria dhe te një lloj mos-kapje. Jemi në një sitem që ka kapur shtetin dhe ka kapur deputetët. Djegia e mandateve është veprimi për të treguar se nuk funksionon demokracia. Le ta provojë pastaj Edi Rama të drejtojë i vetëm dhe të ketë të gjitha pushtetet për vete”, u shpreh Lubonja.

Analisti tha në studion e ‘News 24’ se çështja e godinës së Teatrit Kombëtar “është një pikë ku o duhet rezistuar ose jemi përballë një rreziku të madh.”

“Ku ishte ti Pandeli që e solle Edi Ramën në këtë pikë? Ku ishte ti kur këta fuqizoheshin?”

Të fundit