Flash News

KRYESORE

Fatos Lubonja për kryeministrin Rama: Është kukull e oligarkëve. S’mund të ketë pushtet pa ta

Fatos Lubonja për kryeministrin Rama: Është kukull e

Analisti Fatos Lubonja e konsideron kryeministrin Edi Rama një kukull në duart e oligarkëve. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Lubonja tha se Rama nuk mund të ketë pushtet pa oligarkët që ekzistojnë në Shqipëri dhe për këtë arsye duhet goditur sistemi.

Sipas Lubonjës, është e nevojshme që të gjehen instrumentat se si do të shkatërrohet ky sistem, dhe për opozitën ky duhet të jetë një hap tjetër.

“Fillimisht më duket pozitive, se nuk është Edi Rama ai që mund të vendosë për çdo gjë, por ai e bën këtë falë një mbështetjeje të fortë që vjen nga paratë. Sistemi e ka bërë të rrezikshëm personin. Për çlirimin nga e keqja duhet goditur sistemi. Është e rëndësishme që njerëzit e dinë të keqen. Është një gjë që nesër ja kërkon edhe pse zhgënjehesh. Më përpara përdoreshin vetëm emrat Nano, Berisha, Rama, Meta, po emrat e oligarkëve nuk dilnin. Këto janë kukulla, s’mund të ketë pushtet pa oligarkët. Shqipëria vend i vogël dhe e keqja nuk fshihet dot. S’bëhet fjalë vetëm për personin e keq, por për sistemin e keq që ka marrë personin përsipër, si kukull. Por duhen gjetur instrumentat që si do shkatërrohet ky sistem. Ky është hap tjetër që opozita duhet ta dijë qartazi,” tha Lubonja.

Të fundit