Flash News

KRYESORE

Fatos Lubonja për protestat: Edi Rama është i papërgjegjshëm, duhet të ndëshkohet. Mosbindja civile? Kauzë e drejtë

Fatos Lubonja për protestat: Edi Rama është i

Analisti Fatos Lubonja e konsideron si frikë të kryeministrit Edi Rama tërheqjen nga tarifa për ‘Rrugën e Kombit’, por kjo situatë sipas tij ka treguar edhe diçka tjetër, faktin se kreu i qeverisë është një njeri i papërgjegjshëm. Lubonja tha në ‘News 24’ se Rama duhet të ndëshkohet dhe ndëshkimi i parë është që të mos i lejohet më të qeverisë vendin.

“Ka patur një frikë se mos na rreshket pushteti kësaj here. Kryeministri akuzon të tjerët pa parë nga vetja, akuzon kë t’i dali përpara, mjafton kjo gjuhë për të kuptuar se kemi të bëjmë me një njeri të papërgjegjshëm dhe që duhet të ndëshkohet. Ndëshkimi është që mos t’i lihet më kohë për të qeverisur. Oligarkët në rrethin e tij mendojnë çdo ditë se si do t’ja fusin shqiptarëve dhe se si do i vjedhin”, tha Lubonja.

Analisti kërkon nga njerëzit e afërt të Ramës që t’i vënë gishtin kokës dhe t’a largojnë nga pushteti, pasi vetë kryeministri financohet nga oligarkët dhe e mban pushtetin nëpërmjet kriminelëve.

“Nuk mendoj se e rrezikon sepse nuk është çështje e vetëm një njeriu, por e një regjimi të ngritur, ku hyjnë oligrakët që i financojnë fushatën, edhe kriminenelet që i ka futur në sistem, edhe policinë dhe drejtësinë që i ka kapur dita ditës. Rrugët janë shumë të vëshitira sepse edhe opozita ka qenë pjesë e këtij sistemi, Rama vetëm e ka theksuar. Më shumë rrezikohemi ne që ky sistem ta në përmbysë të gjithëve. Rama duhet të largohet nga pushteti dhe njerëzit që ka përreth duhet t’i vënë gishtin kokës, nuk besoj se të gjithë ndajnë paratë me oligarkët”, u shpreh Fatos Lubonja.

Sa i përket aksionit të opozitës, Lubonja tha se PD dhe LSI po tregohen të kursyer me oligarkët e Ramës.

“Kërkesat ndaj opozitës janë shumë të mëdhaja, sepse nuk është çështja që të shpëtojmë vetëm nga Rama. Opozita është kursyer me ata që bashkëpunon Rama. Traun aty nuk e vuri Rama por një biznesmen i fuqishëm. Këta njerëz kanë punuar edhe me opozitën. Opozita duhet të përqafonte atë nismën që i vuri kryqin karburanteve të Kastratit dhe të jepte mesazhin se problemi do të shihej që nga rrënjët”, deklaroi analisti.

Sipas Lubonjës, kauza për mosbindje civile është e drejtë sepse kryeministri po tregon se nuk respekton asgjë tjetër përveç dhunës. Ai kërkon protesta të gjera, të forta dhe të qëndrueshme, pasi një pjesëmarrje e madhe e qytetarëve do të bënte të mundur edhe shmangien e dhunës.

“Kauzë për mosbindje civile sigurisht që ka, sepse kryeministri tregoi se përveç dhunës nuk respekton gjë tjetër, vetëm prej dhunës u tërhoq. Mosbindja civile është pjesë e demokracisë kudo në botë. Këtu nuk është çështja për të sjellë Lulzim Bashën në pushtet, por për fëmijët e tyre. Nje pjesë njerëzish nuk arrijnë të kuptojnë se kjo do u vijë në shtëpitë e tyre dhe nuk ka lidhje vetëm me Kukësin. Duhen protesta mundësisht sa më të gjëra, të forta dhe të qëndrueshme. Dhuna mund të mos jetë e nevojshme nëse njerëzit bëhen shumë. Mosbindja civile është shkalla e fundit përpara një revolte, siç ishin ato në Tunizi. Fatkeqësisht ne kemi këtë klasë politike që e çojnë situatën deri në këtë pikë sepse janë të paaftë të pranojnë gabimet e tyre”, tha Lubonja.

Të fundit